E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Probleme me trafikun nga Tirana drejt Elbasanit”, Balluku: Do nisim me emergjencë ndërtimin e një bypassi përfundimtar

Prezantohet strategjia për zhvillimin e mëtejshëm në sektorin e turizmit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku foli edhe për rëndësinë e turizmit si edhe për projektet e rëndësishme infrastrukturore.

Balluku u ndal edhe tek problemet me trafikun duke thënë se është bërë një studim i mirëfilltë dhe se problem ka pasur pjesa e daljes së autostradës nga Tirana në drejtim të Elbasanit dhe se për këtë do të nisë me urgjencë ndërtimi i një baypassi.

“Gjatë këtij viti kemi qenë të kujdesshëm për të parë ku janë problemet e trafikut dhe pjesa e daljes së autostradës nga Tirana në drejtim të Elbasanit dhe ARRSH ka përfunduar studimin dhe do nisim me urgjencë ndërtimin e një baypassi. Autostrada nga Thumana në Kashar ka pasur shumë sukses. Aviacioni mbetet një nga elementët kryesor të mbështetjes së turizmit dhe këtë e tregojnë shifrat…”, tha Balluku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›