E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet e telefonisePolitika demtoi tregun

TIRANE- Nje kompani e njohur nderkombetare me baze ne Bruksel qe pajtohet edhe nga Bashkimi Evropian per te bere vleresime tregu ne fushen e telekomunikacioneve dhe energjetikes konstaton se ne Shqiperi nderhyrja e politikes ne punen e autoritetit rregullator dhe mungesa e stabilitetit institucional kane ndikuar negativisht ne tregun e komunikimit.

Sipas raportit te Caler International vendi yne nder vendet qe kane shprehur interes per te aderuar ne Bashkimin Evropian ka nje vonese ne adoptimin e kuadrit te nevojshem ligjor per bashkerendimin me kuadrin perkates te Bashkimit Evropian ne fushen e telekomunikacioneve. Procesi acquis communitaire ne kete fushe ka nisur relativisht vone sipas raportit ne vitet 2008 deri ne 2010-en. Nderkohe qeveria shqiptare ka pergatitur edhe amendime ne ligjin perkates per te adoptuar normat rregulluese evropiane por miratimi i tyre eshte shtyre ne kohe.
AKEP
Nje kritike e fuqishme behet per vendin tone persa i perket funksionimit te entit rregullator te sektorit. Ne Shqiperi qe nga viti 2000 ka nje autoritet ne kete drejtim konstatojne ekspertet e Cullen International. Por funksionimi i Autoritetit te Komunikimeve Elektronike e Postare AKEP ne praktike eshte penguar nga fakti qe Kuvendi ka nderruar te gjithe drejtuesit e tij me nisme te qeverise madje nje gje e tille ka ndodhur shpesh. Autoriteti eshte pajisur me burime te kufizuara nga ana e shtetit.
LIBERALIZIMI
Nje kritike tjeter ka te beje me vonesat ne liberalizimin e tregut te celulareve dhe kete kompania e sheh ne vonesen e qellimshme te dhenies se lejes per te gjithe operatoret e fushes qe te aplikojne teknologjine e fundit 3G ne sherbimet e internetit ne telefonine celulare. Sipas raportit AKEP-i ne fakt kishte pergatitur nje strategji perkatese sipas se ciles mund te jepeshin nga ana e qeverise kater licensa njeheresh per kater operatoret qe ne vitin 2010.
Nje gje e tille nuk eshte perfillur nga ministry thekson raporti i cili ne ate vit ka dhene autorizimin vetem per nje license 3G. Me pas eshte dhene edhe nje license e dyte dhe duket se qeveria eshte e prirur te vonoje procesin ndonese nje gje e tille do te sillte edhe me shume konkurrence ne treg dhe rrjedhimisht nje sherbim me cilesor per shqiptaret si dhe fitime me te medha per kompanite e sektorit dhe per arken e shtetit nepermjet taksave.
STRUKTURA
Mbulimi i telefonise fiske dhe i brezit te internetit me baze te gjere eshte nder me te ultit ne rajon konstatohet ne analizen e eksperteve te kompanise belge. Ne sektorin e telefonise celulare ndonese ka kater operatore tregu vazhdon te dominohet ndjeshme nga dy prej tyre qe kane marre licensat para te tjereve. Keto te fundit jane futur ne treg vetem ne vitet 2008 dhe 2010.
Nderkohe ka patur pengesa ligjore per kompanite qe punojne ne sektorin e komunikimit kabllor per te perdorur komunikimin zanor si dhe sherbimin e internetit. Pozitive eshte arritja e transferueshmerise se numrit cellular nga nje operator tek tjetri.
KOSTOT
Per nje perdorim mesatar te celularit me nje konsum mujor 115 minuta dhe 50 mesazhe te shkruara ne muaj ne Shqiperi paguhet mesatarisht 13-22 euro nderkohe qe ne BE mesatarja eshte 15.3 euro theksohet ne raport.
TREGU
Si konkluzion thuhet se vitet e fundit eshte vene re nje levizje me e shpejte drejt adoptimit te normave komunitare me synime ambicjoze por zbatimi i tyre ne parktike shpesh eshte bllokuar nga mungesa e stabilitetit institucional ose nga nderhyrja e politikes ne aktivitetin rregullator te tregut. AKEP ka nevoje per burime shtese per mbeshtetjen e konkurrences ne sector si dhe per te bere me te zbatueshme vendimet e tij sugjeron dokumenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›