Procesi i decentralizimit,demokratizimit dhe konsolidimit te pushtetit vendor objektiv madhor i PSSH Te nderuar pjesemarres, Kryetare e keshilltare socialiste dhe progresiste Motra dhe vellezer
Procesi i decentralizimit,demokratizimit dhe konsolidimit te pushtetit vendor objektiv madhor i PSSH
Te nderuar pjesemarres,
Kryetare e keshilltare socialiste dhe progresiste
Motra dhe vellezer
Kjo konference Kombetare e PSSH zhvillohet ne nje stine politike shume te mbare, ne vitin e 6-te te qeverisjes se Shqiperise nga Koalicioni yne progresist, ne vitin elektoral per perteritjen e organeve te pushtetit vendor, ne vitin e Kongresit te 6-te zgjedhor te PSSH, kur Qeveria e Shqiperise ka celur negociatat e asocimit me BE dhe po perparon dukshem ne procesin e integrimit euroatlantik.
Jemi mbledhur ketu per te bere bilancin e punes sone trevjecare per modernizimin e Shqiperise ne nje fushe teper te rendesishme sic eshte ajo e qeverisjes vendore. Duke pasqyruar arritjet dhe problemet ne diskutimet tona te hapura do te perqendrohemi vecanerisht ne domosdoshmerine e thellimit te reformes se decentralizimit e cila eshte jetike per te ardhmen demkratike dhe europiane te vendit.
Ne do te percaktojme ketu me pergjegjesine politike qe na karakterizon rrugen e tre viteve te ardhshme ne qeverisjen vendore; do te inkurajojme publikisht propozimet, projektet dhe njerezit progresiste midis nesh, do te shkembejme eksperiencat zhvilluese dhe transformuese, sic e kemi per zakon dhe tradite ne, socialistet europeiste.
Ne jemi mbledhur sot per te projektuar dhe mireadministruar saktesisht nje te ardhme europiane te qeverisjes vendore.
Vitet qe kane shkuar me ne në qeverisje, i kane dhene Shqiperise pa asnje dyshim kualitetin me te mire te administrimit publik ne historine e saj moderne. Mijera administratore jane formuar dhe trajnuar ne bashkite dhe komunat qe qeverisin anembane vendit, ne veri dhe ne jug, duke krijuar keshtu ate strukture bazike te shtetit modern. Kjo, krahas forcimit te institucioneve te demokracise funksionale dhe zgjerimit te hapesirave konkuruese te lirise, sipermarrese perben nje nder pasurite kryesore qe ne, socialistet, ia kemi afruar vendit tone te dashur.
Per kete arsye ne emer te qindra mijera socialisteve dhe progresisteve te cilet kane perfituar nga zhvillimi dhe ndryshimi qe te gjithe ju keni sjelle ne zonat dhe rajonet ku drejtoni ju pershendes. Ju jeni garancia e progresit europian te Shqiperise.
Te nderuar miq,
Tradita e forte centralizuese qe gjetem ne vitin 1991 dhe qe per fat te keq u kultivua deri ne vitin 1997, nuk na ka penguar per te zbatuar me vendosmeri dhe maturine e nevojeshme vizionin tone te harmonizuar me se miri me parimet europiane per qeverisjen vendore. Ja cfare vlen me se shumti per nje force serioze politike: angazhimi per te zbatuar projektin e vet politik.
Dhe ne kishim dhe kemi nje projekt fitues: Shqiperia europiane eshte dhe mbetet projekti yne politik i se ardhmes.
Qysh se erdhem ne pushtet, ketu e gjashte vjet te shkuara ne ishim te vetdijshem dhe te pergatitur se pa decentralizuar vendimarrjen, pa fuqizuar pushtetin vendor, demokracia do te mbetej problematike, institucionet e asfiksuara do te mbeteshin sitematikisht te kercenuara nga destabiliteti dhe, principet baze te funksionimit te nje shteti te standarteve demokratike do te cenoheshin rende. Eksperienca e pushtetit autokratik te Partise Demokratike, e konsideruar gjeresisht si nje eksperience recidiviste e shtetit super te centralizuar totalitar, na ndihmoi te kuptonim edhe ne praktike pse duhej transformuar rrenjesisht gjendja e trasheguar.
Eshte rasti t'u kujtojme shqiptareve se ardhja e socialisteve ne mazhorance qeverisese edhe ne pushtetin vendor 3 vjet me pare, ka sherbyer me plot gojen si nje nderhyrje emergjente per te shmangur fatkeqesi me permasa kombetare. Kioskezimi, dominimi i nenpunesve militante dhe injorante, abuzimi me sherbimet dhe taksat lokale, ndertimet pa kriter, shkaterrimi i ambjentit publik, vjedhja e trojeve te shkollave, mungesa totale e higjenes urbane deri ne epidemi, ky ishte dhe mbetet ne disa raste sherbimi i vetem qe u behej qytetareve nga bashkite dhe komunat e PD deri ne vitin 2000.
Ne i dhame fund gjendjes se meparshme anakronike duke krijuar nje model te ndryshem qeverisjeje. Demokracite funksionojne mbi bazen e modeleve te institucionalizuara. Ne ndertuam nje praktike decentralizimi qe nuk kishte egzistuar me pare. Ne jemi te bindur se kjo praktike, ky model, nuk kishte egzistuar jo vetem per shkak te mungeses se vizionit, sepse kjo do te tolerohej politikisht, por eshte rasti per ta thene se decentralizimi, zhvillimi, progresi dhe reformat deri ne vitin 1997 kane munguar per shkak te mungeses se vullnetit politik, ose me sakte per shkak te vullnetit te deformuar politik te regjimit te Berishes qe e kerkonte gjithcka nen kontrollin e vet.
Perseris publikisht se opozita shqiptare nuk ka patur dhe nuk ka vullnet politik per ta ndryshuar dhe europianizuar Shqiperine. Kjo perben diferencen kryesore mes nesh dhe opozites. Ne mund te gabojme, por vullneti yne per reforma nuk eshte vene kurre ne diskutim, vullneti per progres nuk u mohohet socialisteve, te cilet ne vitin 1997 e gjeten Shqiperine si te qeverisur nga sadamistet.
Koha ka deshmuar se ne fushen e qeverisjes vendore progresi eshte i prekshem dhe po i jep nje shtytje te re zhvillimeve te qendrueshme dhe harmonike te vendit. Institucionet serioze nderkombetare qe asistojne reformat e vleresojne lart nivelin e avancuar dhe funksional te decentralizimit dhe autonomise vendore qe kemi krijuar nga hici ne kaq pak vite, duke e servirur kete model si shembull ne mjaft vende me karakteristika te ngjashme zhvillimi.
Ne nuk rame ne emocionin e pakontrolluar per te realizuar reforma decentralizuese te cilat mund te krijonin probleme me pas. Per ne decentralizimi nuk eshte nje qellim por eshte nje sistem instrumentesh demokratike per te rritur efektivitetin e sherbimeve publike dhe per te permiresuar standartin e jeteses per shtetasit. Te vetedijshem dhe te pergjegjshem per voten qe na delegoi demokratikisht pushtetin, ne deklaruam qysh ne fillim se ishim gati te sakrifikonim pushtet per te bere shtet. Koha tregoi se ky orientim kishte qene i drejte dhe se perpjekjet tona per te bere shtet na mbajten dhe do te na mbajne serish ne pushtet.
Tani jemi mbledhur ketu qe ne vijim te reformes se nisur, me transparencen e domosdoshme dhe ne bashkepunim me publikun, te percaktojme politikisht shtratin neper te cilin do te ece kjo reforme qe eshte pjese prioritare e programit te qeverisjes socialiste jo vetem deri ne qershor 2005.
Te nderuar miq,
Sic e theksova ne fillim ne vijme ne kete konference te Partise Socialiste qe eshte pjese e programuar e procesit tone te vleresimit korrigjues dhe pershpejtues, ne nje kohe te vecante politike. Hapat integrues te realizuar dhe te institucionalizuar tashme, sic jane nje arritje e padiskutueshme e qeverisjes socialiste dhe e klases politike ne pergjithesi, kerkojne nga te gjithe ne nje harmonizim me te mire dhe ambicioz te programeve dhe reformave tona me detyrimet kontraktore qe burojne prej tyre. Proceset integruese nuk mund te perballohen me stanjacion dhe me vetkenaqesine per realizimet, nuk behen duke bllokuar reformat, as duke u hedhur ne aventure e duke mos treguar vemendjen e duhur per te integruar ne keto zhvillime interesat e grupeve sociale dhe te komuniteteve ne kushtet e nje shoqerie te ndryshme e pluraliste, ne kushtet e ekonomise se hapur te tregut gjithashtu. Kjo nuk mund te realizohet pa forcuar kapacitetet gjitheperfshirese te qeverisjes dhe pa sjelle normativen europiane si detyrim sjelljeje dhe veprimi ne marredheniet e shtetit me qytetaret dhe me komunitetet ne pergjithesi. Dhe te gjitha keto nuk mund te konceptohen jashte nje strategjie te pergjithshme te zhvillimit te qendrueshem kombetar dhe europian. Edhe reforma e pushtetit vendor eshte pjese e kesaj strategjie kombetare si dhe pjese e procesit tone zhvillues, te harmonizuar dhe integrues.
Nga ana tjeter kjo qe po bejme eshte nje pergjigje e drejtperdrejte ndaj opozites sone. Eshte jo nje pergjigje fjalesh, por reformash reale dhe te prekshme nga te gjithe, pergjigje reformash europianizuese. Edhe kjo reforme permban ne vetevete nje ftese te re per bashkepunim me opoziten, ftese te cilen ne asnjehere nuk e kemi terhequr, pavaresisht kthimit te kesaj opozite ne bunkeret e vjeter te konfliktualitetit ballkanik, shpifjes dhe gerrmerit te pavlere e joproduktiv dhe depersonalizues. Themi ftese per bashkepunim pasi vecanerisht ne nje sektor te tille sic eshte pushteti vendor, i cili perfaqeson ku e ku me mire spektrin e gjere te interesave politike, por jo vetem politike, te mbare shoqerise shqiptare, eshte nje nga terrenet reale ku ky bashkepunim jo vetem qe mund te realizohet me mire, me lehte dhe ne menyre me efikase, por pa kete bashkepunim funksionimi dhe mbarevajtja e reformes do te zvarriteshin.
Ne socialistet kemi nje koncept te ndryshem nga Partia e Sali Berishes edhe persa u perket reformave, edhe persa i perket bashkepunimit. Ne keto reforma nuk i konceptojme si teknika bizantine per fuqizimin e autoritetit te qendres dhe te nje njeriu te vetem, perkundrazi, ne duam te krijojme permes ketyre reformave autoritetin e vertete demokratik te pjesemarrjes se komuniteteve, njesive qeverisese baze dhe delegimin e pergjegjesive reale dhe te vendimarrjes sa me prane votuesit. Ky eshte koncepti modern i standartizuar i demokracise europiane.
Prej shume vitesh ne opozite ende nuk kane arritur te konkurrojne me ne ne alternativa zhvillimi. Performanca e tyre parlamentare dhe keshtu ndodh ne shumicen e keshillave lokale, eshte krejtesisht e personalizuar. Objekt i oponences mbeten thashethemet e lagjes apo te shkalles per secilin nga ne apo per familjet tona. Nuk ka variante alternative te buxhetit, apo taksave, apo te paketave ligjore te cilat avancojne standartin e jeteses. Keshtu ka ndodhur pa pushim ne parlamentin shqiptar, keshtu ndodhi edhe me paketen transformuese te decentralizimit fiskal te cilen demokratet e votuan kunder me argumenta te reminishencave centralizuese amatoreske dhe aspak moderne. Per fat te mire administatoret e komunave dhe bashkive tona ecin me nje rritem tjeter. Ne punen e tyre te perditshme ata e kuptojne se ritmi i decentralizimit nuk mund te ndalet. Ata e kuptojne se sa e pafrytshme eshte sot alternativa e Partise Demokratike e cila ne dhjetor votoi kunder adoptimit te takses se tokes bujqesore, takse e cila gradualisht po kthehet ne nje te ardhur jetike per buxhetin e komunave por edhe ne nje rregullator per tregun e tokes. Administratroret tane e kuptojne se cfare hapesirash per personel te kualifikuar hap liberalizimi i pagave te pushtetit vendor qe gjithashtu e beme ne kundershtim me vullnetin bllokues te opozites. Kane ndryshuar kryekeput buxhetet e njesive vendore per shkak te delegimit te te ardhurave qe krijohen nga biznesi i vogel. Ja pra se per cfare ka qene kunder Sali Berisha. Tam-tamet qe ai hedh duke i klasifikuar si "Lufta kunder korrupsionit" jane thjesht nje perpjekje per te fshehur mungesen e platformave konkurruese. Lufta kunder korrupsionit fsheh shterpesine e ideve dhe mungesen e deshires per bashkepunim ne projektimin dhe realizimin e reformave. Une nuk dua te besoj se motiv i vetem i zhurmes qe bejne deputetet e opozites jane nevojat per te manipuluar tenderat lokale duke u bere presion komunareve. Une ju kerkoj me kete rast te mos tuteni por t'i qendroni presionit primitiv dhe shantazhier qe ju behet per dite nga deputete dhe keshilltare te Partise Demokratike te cilet kerkojne favore te paligjshme ne kembim te zbutjes se shpifjeve te rradhes. Kete pune kane bere keshilltaret ne Tirane, ne Fier, ne Durres dhe ne dhjetera komuna ku drejtojne socialistet.
Shqiptaret jane me se te qarte se dy fytyrat e Sali Berishes nga dhjetori 2002 ne janar 2003 kane vetem nje shpjegim: keqkuptimi i tij genetik me rolin e pushtetit dhe menyren e marrjes dhe perfitimit te tij ne nje shoqeri demokratike dhe pluraliste. Sali Berisha mendon se jo konkurrenca e ndershme politike por perkundrazi, makinacionet dhe intrigat jane thelbi dhe qellimi i politikes. Ketu ndryshojme ne. Ai mendoi se marrveshja e sinqerte per reformimin e institucioneve ishte nje pazar per shkembim ushtaresh dhe gjeneralesh por ne fakt nuk ishte keshtu. Ne e kishim dhe e kemi seriozisht dhe mbetemi te impenjuar ne nje proces reformash institucionale te cilat po garantohen vetem per shkak te vullnetit dhe fuqise elektorale te mazhorances
Por Fatos Nano nuk dorezon pushtetin tuaj. Ai nuk do ta kete kurre kete mandat. Ne kete kuptim Berisha nuk ka asnje ndryshim nga keshilltaret dallaveraxhi qe ju vijne perdite ne zyrat tuaja. Ai ashtu si ata kerkon ate qe si takon. Kur nuk e merr shpif, shan, mallkon, ulerin, merr neper goje, qan dhe behet qesharak padyshim. Eshte nje pozion emotiv dhe aspak racional. Kete ne e kuptojme. Por ne jemi shqetesimi dhe kura e doktorit. Ai ka lindur per t'u sherbyer socialisteve. Meqenese ai mbetet skllav i te kaluares, na takon neve te garantojme te ardhmen europiane te Shqiperise.
Ne e kuptojme nervozizmin e njohur dhe irracional te Sali Berishes qe shkaktohet nga fakti i thjeshte se sa me shume reforma ne realizojme ne bashkepunim me partneret tane euroatlantike dhe sipas kalendarit tone te perbashket integrues, aq me i larget i behet atij pushteti. Mirepo ne nuk mund te rrime e te humbasim kohe me alergjite qe i shkaktohen doktorit nga cdo reforme progresiste dhe nga cdo hap qe hedh Shqiperia ne procesin integrues.
Bota po ndryshon. Lufta e Koalicionit te Vullnetit ne Irak ne thelb eshte nje aksion global transformues. Perfundimi i ketij aksioni nuk eshte thjesht clirimi i Irakut nga nje diktature kanibale por eshte ndryshimi i menyres se qeverisjes gjithkund, permes integrimit dhe pjesemarrjes dhe kunder sovranitetit izolacionist. Institucionet nderkombetare qe mbajne rendin boteror do te hapin nje faqe te re ne historine e tyre pasketaj. Bota po bindet se ne zhvillimet globale te gjithe duhet te kene pjesen e tyre dhe askush nuk mund te jete me i privuar, pasi perjashtimi pjell diktatura dhe konflikte te pergjakshme. Ky eshte nje leksion i madh edhe per ne shqiptaret si nje vend kontribues ne te ardhmen e integruar te rajonit, si nje vend i cili me vullnet te lire, zgjodhi rrugen e Koalicionit te Vullnetit. Une shpresoj qe kete mesazh ta kuptoje mbi te gjitha shqiptari Sali Berisha.
Te dashur miq,
Me lejoni tani te le menjane Berishen dhe te hyj konkretisht dhe te hedh drite ne hapat tone te pamohueshem ne drejtim te thellimit dhe forcimit te autonomise vendore si dhe te decentralizimit te pushtetit ne pergjithesi. Keto hapa jane bere dhe do te vazhdojne te behen te bazuar sa ne nje proces analitik te vleresimit te eksperiencave dhe opcioneve aq edhe te hapur e perfshires per perzgjedhjen e modelit, fazave zbatuese dhe ritmeve te zbatimit. Une vleresoj me kenaqesi se komunitet e qeverisjes vendore jane bere sot nje partner serioz dhe me fuqi reale negociuse perballe qeverise duke e bere procesin e pjesemarrjes realisht te tille. Madje edhe me shume se kaq, ata po realizojne edhe nje proces vendimmarrjeje te perbashket.
Reforma e decentralizimit qe kemi ndermare bazohet ne Kushtetuten e Shqiperise, ne Karten Europiane te Autonomise Vendore, ne ligjin "Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore" dhe po zbatohet sipas Strategjise Kombetare te Decentralizimit
Reforma e decentralizimit eshte nje nga reformat me te sukseshme edhe ne zbatimin e saj, edhe me efektet direkte qe ajo po percjell ne jeten e qytetareve dhe te komuniteteve vendore. Keshtu, me perjashtim te sektorit te furnizimit me uje te pijshem, te gjitha funksionet e tjera te klasifikuara si funksione te vete bashkive dhe komunave, mund te konsiderohen me te vertete prone dhe pergjegjesi e pushtetit vendor.
• Rregullimet ligjore dhe nenligjore te adoptuara kane bere te mundur qe njesite e qeverisjes vendore sot te mund ushtrojne kompetencat e plota administraive, te sherbimit, te investimit dhe ato rregullatore dhe jane drejtperdrejt pergjegjese perballe komuniteteve vendore per cilesine dhe sasine e ketyre sherbimeve.
• Sidoqofte, mbetet ende e nevojshme per te vezhguar me imtesi ligje dhe akte nenligjore te tjera te periudhes para-decentralizuese te cilat mundet qe ende te shfaqen si pengesa te nje ushtrimi te plote te ketyre kompetencave ne disa funksione te vecanta.
• Ne lidhje me Furnizimin me uje te pijshem Qeveria ka filluar zbatimin e nje programi teresor reformues dhe zhvillues te sektorit. Drejtimi i decentralizuar eshte nje drejtim qe do te zbatohet nepermjet dokumetit tashme te fuqi te aprovuar nga Qeveria ne Nentor 2002 dhe qe e harmonizon ate me procesin e shnderimit te ujesjellesave ne shoqeri aksionere, me procesin e perfshirjes se sektorit privat, me transferimin e te drejtave te pronesise si dhe me projektet e rendesishme te investimeve qe kemi kryer dhe po kryejme edhe me mbeshtetjen e partnereve tane nderkombetare.
Problemet qe ndeshen cdo dite nga njesite e qeverisjes vendore ne ushtrimin e kompetencave per funksionet e mesiperme nuk vijne më nga mospasja e tyre, por nga probleme qe lidhen me shkallen ende te ulet te zhvillimit si dhe me burimet ende te kufizuara financiare.
Ne vleresimin tone decentralizimi i funksioneve dhe pergjegjesive pa decentralizim fiskal eshte dhe do te mbetet nje decentralizim fiktiv. Prandaj, duke kuptuar dhe vleresuar drejt keto probleme dhe disbalanca ne adoptuam ne dy vite nje pakete te plote dhe harmonike te decentralizimit fiskal. Ne vecanti:
• ndersa ne disa sektore kemi shkurtuar shpenzimet, ato te qeverisjes vendore kane ardhur vetem duke u rritur madje edhe mbi mesataren e rritjes se sektoreve prioritare. Po keshtu, nepermjet instrumetave te tille si Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Agjensia e Zhvillimit te Zonave Malore apo edhe nepermjet programeve te perbashketa me partneret nderkombetare fluksi i investimeve themelore drejtperdrejt ne nivel vendor eshte rritur ndjeshem
• Deri 3 vite me pare transfertat nga buxheti i shtetit ishin kryesisht te karakterit kushtezues, ndersa sot keto transferta, me perjashtim te atyre qe lidhen me funksionet e deleguara, jane teresisht te pakushtezuara dhe keshillat e Zgjedhur Vendore kane kompetence te plote te vendosin alokimin e tyre sipas prioriteteve dhe nevojave vendore. Ne te njeten kohe, shperndarja e tyre jo më sipas orekseve apo trafiqeve te influences, por nepermjet formules bazuar ne tregues objektive, ka permiresuar transparencen e shperndarjes se ketyre fondeve. Po keshtu ka optimizuar shperndarjen e tyre ne harmoni me tendencat e zhvillimit e levizjet demografike por njekohesisht edhe me nevojen e ekualizimit dhe mbeshtetjes se njesive vendore me burime te pakta financiare.
• Paketa fiskale vendore qe adoptuam e sidomos shnderrimi i disa tatimeve e taksave qendrore ne taksa vendore, zgjerimi i hapsires se autonomise vendimarrese te bashkive dhe komunave per te percaktuar nivelin e taksave vendore si dhe e te drejtes per te percaktuar menyren e mbledhjes se tyre ishte nje hap jashtezakonisht i rendesishem. Frytet e tij po i prekim qe tani, megjithe kohen e shkuter te zbatimit te saj. Keshillat vendore, megjithe perpjekjet e opozites per te bllokuar vendimmarrjen fiskale kane marre vendime te drejta e te sakta, ndersa raportimet e mbledhjes se detyrimeve ne shkalle vendi jane mjaft pozitive
• Shderrimi i ish-tatimit mbi biznesin e vogel ne te ardhur te drejtperdrejte vendore, qofte nga Taksa vendore mbi Biznesin e Vogel, qofte nga Tatimi i Thjeshtezuar i fitimit, perfshirja e bashkive dhe komunave ne identifikimin e tatimpaguesve dhe ne mbledhjen e tij po jep rezultate pozitive. Megjithate vleresoj se organet qendrore tatimore ende nuk e kane kuptuar drejt dhe sa duhet thelbin e reformes qe kemi kryer dhe nuk i jane pergjigjur ne te njeten mase vullnetit tuaj bashkepunes ne disa bashki dhe komuna te vendit. Prandaj ne po vezhgojme nga afer keto zhvillime dhe do te ndermarrim aksionet e nevojeshme ekzekutive per permiresimin e kesaj situate.
• Eksperiencat qe do te fitojme gjate ketij viti do te na sherbejne per te kryer hapin e plote te decentralizimit fiskal per vitit buxhetor 2004 dhe per te cilin kemi filluar qysh tani pergatitjet.
o Masa e pare dhe me kryesore qe do te ndermerret do te jete qe shpenzimet e qeverisjes vendore do te alokohen ne proporcion te drejte me kostot e funksioneve dhe sherbimeve publike qe ato ofrojne. Ka ende shpenzime te ekzekutivit qendor qe vazhdojne te kryen nga ky i fundit, megjithese funksione apo pjese funksionesh jane tashme te transferuara me ligj ne qeverisjen vendore.
o Masa e dyte qe do te adoptojme do te jete qe sasia e fondeve buxhetore qe do te transferohen pa kusht nga buxheti i shtetit per qeverisjen vendore, do te percaktohet si funksion i te ardhurave tatimore kombetare.
o Masa e trete do te jete permiresimi i metejshem i formules se shperndarjes se transfertave te pakushtezuara.
o Masa e katert do te jete permiresimi i metejshem i sistemit te taksave vendore dhe i rritjes se perfshirjes deri ne kalimin e plote te mbledhjes se detyrimeve vendore nga vete njesite e qeverisjes vendore.
Transferimi i pronave ne njesite e qeverisjes vendore nuk ka ecur me ritmin e nevojshem. Duke konsideruar veshtiresite objektive dhe planifikimet aspak realiste te ritmeve te zbatimit te ketij drejtimi decentralizues, por duke mos i konsideruar ato si justifikime, kam urdheruar perfundimin sa me shpejt te ketij procesi. Disa dite me pare Qeveria mori vendimin per transferimin e pronave te paluejtshme ne 4 njesi te qeverisjes vendore. Tashme qe ritmet e inventarizimit jane pershpejtuar dhe eshte fituar pervoje, ne kemi programuar qe gjate vitit 2003 ky proces te zbatohet ne shume bashki, komuna dhe qarqe me synim mbylljen e tij perfundimtare ne vitin 2004.
Degjoj shpesh argumentin se mungesa e kapaciteteve vendore per te qeverisur eshte nje pengese per te decentralizuar pushtetin dhe kompetencat. Per aq sa ky vleresim eshte realist, besoj se te gjithe e pranojme se problemi ekziston, por ai nuk ekziston vetem per qeverisjen vendore, ai ekziston edhe per ate qendore. Ne keto kushte ne po e adresojme zgjidhjen e tij nepermjet mundesive te shumta per formimin profesional dhe administrativ qe do te sjelle forcimin e ketyre kapaciteteve. Vleresoj gjithashtu se, ne te njeten menyre qe reformat ofrojne mundesira te rritjes se kapaciteteve qeverisese qendrore, vete zgjerimi i autonimise vendore eshte mundesia me e mire per rritjen e kapaciteteve qeverisese vendore sipas konceptit "noti mesohet ne uje". Por njekohesisht konstatoj qe më së shumti, ky problem ekzagjerohet per shkak se nuk eshte ende e qarte per cfare kapacitetesh ka nevoje qeverisja vendore. Mundesite per trainim te kesaj administrate duhet te kombinohen me mire me parimin tone te meritokracise qe sjell kapacitete konkuruese ne cdo nivel te qeverisjes.
Ne kete kontekst nenvizoj:
Thellimin e reformes ne kategorine e funksioneve te perbashketa te arsimit, ndihmes dhe perkrahjes sociale apo shendetesise ku pagat jane ende te ulta. Keta sektore ndeshin probleme te medha dhe sapo kane hyre ne reforma teresore strukturuese bazuar edhe ne strategjite afatgjata qe kemi hartuar. Vleresoj se ngurrimi per te decentralizuar pjese te kompetencave ka vazhduar gjithashtu te ushqehet nga mentalitetet ende centralizuese qe jane prezente ne shoqerine tone. Prandaj, me maturi, ne menyre te harmonizuar por edhe me hapa te vendosur do te kerkoj qe gjate ketij viti te ndermerren analiza dhe te projektohen masat dhe instrumentat e nevojshem ne menyre qe njesite e qeverisjes vendore te fillojne qe vitin e ardhshem te luajne nje rol shume me te rendesishem ne drejtimin dhe administrimin e ketyre sherbimeve. Pervoja jone e reformes si dhe modelet europiane tregojne se decentralizimi i ketyre sektoreve eshte nje politike e drejte qe do te kontribuoje ne zgjidhjen e problemeve qe kemi ne keta sektore
Zhvillimet ekonomike, institucionale, integruese dhe demografike te me shume se nje dekade te tranzicionit po nxjerrin ne pah se ndarja aktuale administrativo-territoriale ka nevoje te rishqyrtohet. ( Si zakonisht opozita eshte hedhur ne menyre irracionale kunder kesaj nevoje objektive.)
Ne theksojme me kete rast se ndryshimet ne kete ndarje do te behen vetem:
• kur ka argumenta objektive e te matshem se shkrija dhe bashkimi i njesive te qeverisjes vendore krijojne kushte dhe nxisin faktore per nje zhvillim ekonomik dhe social dhe permiresim te qeverisjes
• kur shkrirja apo bashkimi edhe pse mund te cojne ne reduktim te shpenzimeve administrative, nuk e transferojne kete shkurtim ne rritje te kostos se qytetareve per te patur akses dhe cilesi ne sherbimet vendore
• kur perdorimi i instrumentave te tjere si bashkepunimi nderkomunor nuk behet i mundur ose nuk jep rezultatet e parashikuara
• ne harmoni dhe Hap-pas-Hapi me ritmet e zbatimit te projekteve qe permiresojne infrastrukturen e komunikacionit dhe te shperbimeve te tjera publike
• duke vleresuar drejt si traditen, historine, etj ashtu edhe tendencat e ardhshme te zhvillimit
• dhe me kryesorja, vetem dhe vetem nepermjet nje procesi te vertete te konsultimit me komunitetet vendore duke u dhene shanse te barabarta opinioneve pro dhe kunder ne perputhje me principet e Kushtetutes dhe te Ligjit per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore
Ne lidhje me institucionin e keshillit te qarkut kemi ende konfuzion, prandaj dua te theksoj se nje rol i ri i qarkut nuk do te thote se do te ndryshohet thelbi i modelit te tij, nuk do te thote se zgjerimi i kompetencave te tij do te behet ne kurriz te atyre kompetencave qe u takojne komunave dhe bashkive, as edhe per te kenaqur ambicjet e ekzekutivit te qarqeve apo te ministrive. Perkundrazi, profili i qarkut do te jete
• produkt i vullnetit te vete komunave dhe bashkive qe perfaqesohen ne te nepermjet vete-percaktimit te rolit dhe sherbimeve qe administratat e qarkut do te kryeje duke perdorur forma dhe instrumenta te ndryshem funksionale dhe financiare
• e gjitha kjo do te realizohet nepermjet nje procesi te harmonizuar te transferimit te nje pjese te funksioneve te ekzekutivit qendror ne qarqe
Se fundi dua te theksoj edhe ne kete takim se reforma e decentralizimit nuk ka te beje vetem me njesite e pushtetit vendor, sic rendom kuptohet ne administraten qendrore. Ajo eshte njekohesisht edhe nje transformin dhe reformim rrenjesor i vete qeverisjes qendrore, pra eshte nje reduktim dhe rishqyrtim i roleve dhe funksioneve te Ministrive dhe degeve te tyre prane pushtetit vendor, pershire nje modifikim radikal te flukseve financiare dhe materiale te lidhura me sherbimet perkatese qe permiresohen duke u decentralizuar.
Te nderuar pjesemarres,
Analiza e sotme per punen tone per forcimin e rolit te pushtetit vendor eshte shume e dobishme dhe synon te sjelle efekte pozitive ne punen e Partise, te Qeverise, te vete organeve te qeverisjes vendore. Ajo tregon se problematika eshte shume e gjere dhe komplekse. Ne analize te pergjithshme duhet te pranojme qe jemi ne rruge te mbare, por nderkohe kemi mjaft per te bere si per zhvillime te metejshme ne drejtim te zbatimit te programit tone, ashtu edhe ne drejtim te permiresimit te mangesive e dobesive te konstatuara ne kete proces. Puna jone ne te ardhmen kerkon impenjim dhe organizim modern me synim qe te gjithe strukturat qeverisese dhe ato te Partise Socialiste, duke qene gjithnje e me te qarta per progresin, te kontribuojne me efektivitetin qe kerkohet. Ne perfundim te aktiveve per pushtetin vendor qe jane zhvilluar neper rrethe kane dale disa konkluzione. Ne keto analiza komponenti kryesor eshte ai qe inkurajon qeverisjen e mazhorances sone per te vazhduar reformen e decentralizmit duke e kombinuar ate me nje numer nderhyrjesh te tjera reformuese te cilat jane pjese e programuar tashme e procesit intregrues te stabilizim-asociimit.
Sot socialistet qeverisin 50 bashki, 208 komuna 8 keshilla qarqesh si dhe te 11 njesite bashkiake te Tiranes. Mendoj se gjithe kjo eksperience eshte dhe duhet perkthyer ne nje energji per te perseritur suksesin elektoral ne funksion te mireqeverisjes lokale e cila ne tre vitet e ardhshme do te shnderrohet ne instrumentin real te pushtetit ne nje Shqiperi gjithnje e me europiane dhe moderne. Per kete shkak misioni emancipues dhe nxites i strukturave tona partiake del ne plan te pare. Ne, socialistet dhe progresistet, jemi dhe mbetemi forca me e madhe ne historine pluraliste te vendit, forca qe me shume se kushdo ka punuar per modernizmin e vendit permes implementimit te programeve dhe legjislacionit reformator te standarteve euroatlantike.
Ne kete kontekst procesi i analizave politike në strukturat dhe forumet e PS për qeverisjen vendore është parë e zhvilluar si një proces i bashkëpërgjegjësive dhe realizimit të një kontrolli shumëdimensional. Strukturat dhe forumet politike gjatë këtij procesi, krahas verifikimit të shkallës së përfaqësimit dhe realizimit të prioriteteve politiko-qeverisëse, kanë realizuar edhe vetëkontrollin politik, ato kane gjykuar me pergjegjesi sa dhe si këto struktura kanë arritur të sjellin në administrimin e pushtetit vendor kapacitetet e nevojshme që garantojnë mirëadministrimin e këtij pushteti. Gjatë këtij procesi ato kanë evidentuar të aftët, të përkushtuarit dhe kanë denoncuar të paaftët e abuzuesit me pushtetin. Duke denoncuar të paaftët dhe abuzuesit, PSSH shfaqet para elektoratit si mbrojtëse e interesave të qytetareve dhe, jo vetem shmang kostot politike, por behet realisht nje force progresiste qe lufton ne terma konkrete korrupsionin.
Mbetet domosdoshmëri që strukturat dhe forumet e PS dhe përfaqësuesit e saj në dy nivelet e pushtetit vendor duhet të integrohen së bashku në procesin e propagandimit të arritjeve gjatë ketyre dy viteve për tiu përgjigjur luftës së paprinciptë e amorale të opozitës. Procesi i evidentimit të arritjeve në qeverisjen vendore dhe ndarja e ketyre sukseseve me publikun e gjere duhet të zërë vend më shumë edhe në veprimtarinë e strukturave e të forumeve të PS për të përballuar qëndrimet nihiliste që vihen re edhe brenda radhëve tona, duhet të zërë vend më shumë edhe në kontaktet e raportet e përfaqësuesve tanë politikë me simpatizantët tanë. E gjithë kjo duhet bërë me kujdes, me transparence dhe me argumenta, të afirmojmë arritjet e rezultatet, të jemi realistë për vështirësitë dhe të mos mbulojmë difektet. Arritja e madhe e socialistëve shqiptarë gjatë më se një dekade të pluralizmit politik është që pushtetit vendor i dha fytyrë humane, ndjesinë njerëzore dhe vënien e tij me mire në shërbim të qytetarëve. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimtarisë së strukturave e të forumeve të PS dhe përfaqësuesve tanë me aktorë e faktorë socialë që konvergojnë e veprojnë për realizimin e programeve, përballimi dhe zgjidhja e problemeve ekonomike e sociale që ka vendi nuk mund të arrihet vetëm me vullnet politik të forumeve, të strukturave e të përfaqësuesve tanë, por kërkon edhe vullnet organizativ, teknik, shkencor dhe bashkëpunues. Vetëm një proces i tillë bën të mundur që ne të prodhojmë më shumë stabilitet politik e ekonomik, sjell kapërcimin e vështirësive të akumuluara, sjell zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Zgjedhjet e ardhshme lokale dhe rikonfirmimi i maxhorancës socialiste në pushtetin vendor, shtrojnë nevojën për ngritjen në një nivel të ri të organizimit, kompaktësimit dhe funksionimit të të gjithë strukturave e forumeve të PSSH. Ky nivel organizimi e funksionimi do të garantojë realizimin e prioriteteve që u përcaktuan në Aktivet e PS të rretheve për mbylljen me sukses të mandatit të përfaqësuesve tanë në nivel vendor. Në koherencë me të, strukturat dhe forumet e PS, bazuar në kalendarin politik dhe detyrat që rrjedhin prej tij, të sigurojnë aktivitet të gjerë politik, të përgatisin anëtarësinë dhe aktivin e tyre për përballimin e sfidës politike të radhës.
Partia Socialiste ne qender e ne baze do te vazhdoje ta mbaje deren hapur per te ftuar akoma me shume miq profesioniste dhe intelektuale europeiste nga shoqeria civile. Alenaca jone me shoqerine civile eshte nje detyrim programatik qe ka rezultuar e suksesshme kudo ku kemi qeverisur se bashku ne Tirane, ne Korce e kudo dhe une ju kerkoj t'i pershendesni dhe t'i nderoni ata burra dhe gra profesioniste te ndryshimit te Shqiperise, te cilet i ofruan partneritet projektit tone per nje Shqiperi europiane. Kemi arritur se bashku te ecim shpejt dhe do te vazhdojme ta bejme kete se bashku me te gjithe aktoret e tjere te progresit integrues per nje Shqiperi pjese e realiteteve globale.
Duke ju pershendetur ju uroj te gjitheve suksese dhe mbaresi.
Ju faleminderit