Profesor Artan Fuga leksion të hapur në “Shtëpinë e Evropës”

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Profesor Artan Fuga zhvilloi këtë javë një leksion të hapur në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë.
Në leksion profesor Fuga shpjegoi pse gjuha nuk ka të bëjë vetëm me fjalë dhe gramatikë – ka të bëjë me kuptimet e fshehura dhe të pathëna që mbartin historinë, kulturën dhe mënyrën tonë të të menduarit, bëri të ditur sot Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.
Në leksionin e tij të hapur: “Kuptimi i shprehjes shqipe nga perspektiva e logjikës simbolike post-pozitiviste”, profesor Fuga u përqendrua në gjuhën shqipe, duke theksuar evolucionin dhe qëndrueshmërinë e saj, të formuar përmes shekujve të ndryshimeve historike dhe shoqërore.
Ai gjithashtu shpjegoi se si modernizimi dhe trendet globale mund t’i zbehin ngadalë ato shtresa më të thella të kuptimit, përveç nëse i mbrojmë ato në mënyrë aktive përmes traditave popullore, thënieve të përditshme dhe kujtesës kulturore.
1 nga 4/r.e/