E Diel, 1 Nëntor 2026

Profil/ Kush është Skënder Hita, kreu i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita është zgjedhur drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Hitajt i është besuar drejtimi i kupolës së policisë së shtetit për një mandat 5-vjeçar. Vendimi për emërimin e Hitës në krye të dikasterit blu u mor nga qeveria, pasi emri i tij u propozua nga ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Po kush është Skënder Hita?

Skënder Hita është një nga drejtuesit më me përvojë në rradhët e policisë së shtetit dhe me një karrierë të ndërtuar në qarqet më të rëndësishme të vendit.

Në 5 vitet e fundit ai ka qenë drejtues në Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier. Gjatë periudhës së drejtimit të strukturave policore janë zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale si dhe ka patur rezultate të dukshme në uljen e kriminalitetit. Në Shkodër Hita ka shërbyer dhe si zv drejtori i hetimit të krimit qark ky me sfida të konsiderueshme për sigurinë.

Gjatë periudhës së drejtimit të strukturave policore në Durrës janë zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale. Një nga rastet lidhet me zbërthimin e vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, dëshmia e të cilëve ndihmoi hetuesit të hedhin dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale në Durrës, Tiranë dhe në zona të tjera të vendit. Në drejtimin e Hitës në Durrës policia zbardhi edhe vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij.

Skënder Hita zëvendëson në këtë detyrë Ilir Prodën, i larguar më 1 mars pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike. Edhe në garën e zhvilluar në tetor të vitit 2024 Hita ka qenë një nga emrat më të lakuar për postin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›