E Diel, 1 Nëntor 2026

Programi i Praktikave të Punës – Ministri Salla: Mundësi reale për të rinjtë në bujqësi dhe sigurinë ushqimore

Të rinjtë shqiptarë po gjejnë gjithnjë e më shumë mundësi për të hyrë në tregun e punës falë Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, i cili po shënon rezultate konkrete në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Ky program, i cili ka për qëllim të lidhë të diplomuarit me institucionet dhe bizneset, po prodhon histori suksesi që tregojnë se praktika e punës mund të shndërrohet në një karrierë të qëndrueshme.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, solli shembullin e Havjolës, një 24-vjeçare e diplomuar në Bioteknologji, e cila pas një praktike 3-mujore në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, arriti të sigurojë një kontratë 1-vjeçare pune falë performancës së saj pozitive.

Salla e cilësoi këtë rast si një model frymëzues për të rinjtë që duan të ndërtojnë karrierë në sektorë kyç të ekonomisë, duke theksuar se përmes thirrjes së 10-të të programit, Havjola ka vijuar angazhimin në fushën e shëndetit dhe mbrojtjes së bimëve, duke inkurajuar edhe bashkëmoshatarët e saj të aplikojnë.

“Përmes thirrjes së 10-të të këtij programi, Havjola ka vijuar angazhimin në fushën e shëndetit dhe mbrojtjes së bimëve, duke inkurajuar edhe bashkëmoshatarët e saj që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron ky program për zhvillimin profesional dhe integrimin në tregun e punës”, shkruan ministri Salla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›