E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Progres-raporti për Shqipërinë/ Nura: Jemi një hap më përpara, katër vende BE-ja i do brenda saj!

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule18:37 - 4 Nëntor, 2026

TIRANË– Analisti i njohur, Artur Nura, u shpreh se Shqipëria ka hedhur një hap tjetër drejt afrimit në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi në “Tirana Live” se përshpejtimi i integrimit të vendeve kandidate, mes tyre dhe Shqipëria, ndikohet fort nga rrethanat gjeopolitike dhe nuk është vetëm procesi teknik i përmbushjes së kritereve që ka unioni.

Sipas tij, Komisioni Evriopian konfirmoi sot se aktualisht janë katër vende, të cilat Bashkimi Evropian i do brenda tij, ku mes tyre është padyshim edhe Shqipëria.

“Besoj se jemi një hap më përpara. Këtu bëhet fjalë për një progres racional, bëhet fjalë për detyra që kryhen në mënyrë të vazhdueshme. Më shumë procesi është gjeopolitik sesa teknik. Janë katër vendet të cilat BE i do aty.

Është Ukraina, kemi pastaj Moldavinë, kemi Malin e Zi, kemi dhe Shqipërinë. Ky është një mesazh për Tiranë, për shumicën, për opozitën, por edhe për protestën”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›