E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti i rrugës Librazhd-Prrenjas/ ARRSH publikon pamjet, segmenti krah hekurudhës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gati projektin për rrugën provizore Librazhd-Prrenjas.

Segmenti i ri me gjatësi 1.3 km përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, do të rikthejë qarkullimin e bllokuar me juglindjen prej një jave.

Ky segment kalon pjesën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve.

Puna vijon 24 orë, por ende nuk ka një afat kur mund të mbarojë ndërtimi i rrugës provizore./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›