E Hënë, 2 Nëntor 2026

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë, as familja ime nuk kemi blerë prona

I ftuar në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus, ish-gjyqtari Alaudin Malaj reagoi ndaj pretendimeve që e lidhin atë dhe familjen e tij me projektin në Zvërnec.

Malaj deklaroi se as ai dhe as familjarët e tij nuk kanë blerë ndonjëherë prona nga personat e përmendur në debatet publike, ndërsa theksoi se biznesi i familjes së tij në Vlorë është ndërtuar prej vitesh në mënyrë të ligjshme.

Ai e ka cilësuar përmendjen e tij në blerjen e tokave si akuza të qëllimshme për të dëmtuar figurën e tij.

“Unë nuk kam blerë nga asnjë njeri asnjë pronë asnjëherë. Familjarët e mi nuk kanë blerë nga Shehu asnjëherë. Prindërit e mi këtë biznes e kanë bërë prej kohësh në Vlorë, merren me ndërtim. ǒpunë kam unë me kompaninë e prindërve të mi? Këto janë indicie që bëhen të qëllimshme për të përlyer figurën time. As unë, as familja ime nuk kemi blerë prona”, tha ish-gjyqtari Alaudin Malaj.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›