E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokurimet digjitale dhe rrugëtimi evropian i Shqipërisë, Brahaj: Ka sfida, duhen akte nënligjore dhe garanci për transparencë

Shqipëria është vënë në vëmendjen e botës lidhur me përdorimin e Inteligjencës Artificiale në prokurimet publike, një si një mënyrë më të shmangur korrupsionin. Prokurimet publike digjitale janë një hap i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, por për Aranita Brahaj nga Open Data Albania, procesi ende përballet me sfida që lidhen me integritetin, transparencën dhe përgatitjen institucionale.

Në një intervistë për “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, Brahajt u shpreh se çdo proces që lidhet me qeverisjen e mirë dhe me reduktimin e riskut për korrupsion, në radhë të parë varet nga integriteti i njerëzve që e zbatojnë.

“Çdo lloj procesi që lidhet me qeverisjen e mirë dhe me sa më pak risk për korrupsion në radhë të parë lidhet me integritetin e atyre që punojnë, sado të ecësh në teknologji ajo është një instrument dhe dora dhe mendja që e përdor është tërësisht e rëndësishme në procesin që ndodh. Në rajon kemi qenë ndër vendet e para që kemi përdorur sistemin elektronik në prokurimet publike por ndërkohë indikatorët e riskut kanë qenë të larta. Këtë na e kanë treguar edhe raportet e institucioneve të rëndësishme të auditimit por edhe raportet e shoqërisë civile që bëjnë raportet e riskut për problematikat që ngrihen. Në raport me vendet e BE, ne jemi duke ndërmarr një eksperiment, në tërësi vendet nuk kanë asnjë lloj modeli se ku do të ecim, pasi në nivel angazhimi qeveritar është diçka e re,” tha ajo.

Lidhur me futjen e inteligjencës artificiale në prokurimet publike, Brahaj tha se kjo nisëm e re do të kërkojë akte nënligjore nga qeveria dhe vendosje të kompetencave të qarta institucionale.

“Futja e inteligjencës artificiale në prokurimet publike, shteti ka ecur më para me përgatitjen, ku ka ndryshuar legjislacionin që në shkurt të 2024, ku një nga nenet thotë se do të përdoret Inteligjenca Artificiale në prokurimet publike. Ajo që është problematike është se duhet të ketë akte nënligjore si do të funksionojë, duhet një zgjidhje softuerike dhe pritet brenda viti të ketë një tender ndërkombëtar nga qeveria për të krijuar një sistem elektronik, i cili ka dhe kosto të lartë por jep mundësi qeverisë të punojë për një sistem të ri dhe duhet që institucionet e tjera t’i përqasjen këtij zhvillimi. Nga ana tjetër biznesi duhet informuar lidhur me vështirësinë e përdorimit të një procesi elektronik. Pra ka disa sfida që duhen zgjidhur”, u shpreh Brahaj.

Shqipëria, sipas saj, ka qenë ndër vendet e para në rajon që ka përdorur sistemin elektronik të prokurimeve publike, por ka ende indikatorë risku që duhen zgjidhur.

“Ne presim në tetor edhe një progres raport për vendin ku një nga kapitujt do të jetë pikërisht për prokurimet publike, ku pres të evidentohen disa problematika që kanë nevojë për ndryshime. Ligji për prokurimet publike duhet të ndryshojë pasi kemi shumë qiramarrje e qiradhënie publike që nuk realizohen fare me sistem elektronik sepse ligji nuk ia ka dhënë këtë mundësi. Dhe kjo do të jetë një nga kërkesat e BE, sepse është artikular nga ekspertët pasi në 2024 kemi pasur një vëllim të madh ankandesh por proceduar aty është me njoftim fizik dhe në sistem elektronik, nuk garanton angazhimin e duhur të palëve nuk garanton konkurrentë për të marrë pjesë në një procedurë, nuk garanton transparencë. Ka dhe elementë të tjerë që ka të bëjë me prokurimet publike në fushën e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private. Ne ecim në zhvillime futuriste dhe inovative por ka detaje të vogla që qeveria udhët t’i vendos në axhendën e saj dhe duhet të krijojë kompetenca të sakta për institucionet që punojnë”, tha ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›