E Martë, 3 Nëntor 2026

Prokuroria bllokon 10 milionë euro, u përkisnin të arrestuarve për mashtrim me mikrokreditë

10 milionë euro janë vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Tiranës qe u përkasin personave e akuzuar për pastrim parash me skemën piramidale të mikrokredive. Paratë u bllokuan në llogaritë e 3 subjekteve financiare, mes të cilave edhe “Micro Credit Albania”.

Të dhjetë personat, fitimet që kishin gjeneruar, i kishin investuar në letra me vlerë e obligacione . Sipas prokurorisë ata kanë përfituar përmes interesit vjetor nga 4% deri në 10.5% të vlerës së investuar.

Pak ditë më parë Prokuroria njoftoi se përmes krijimit të kësaj skeme mashtrimi u zhvatën mijëra qytetarë. Kompania “Micro Credit Albania” në bashkëpunim me subjekte të tjera financiare dhe zyrat përmbarimore, blenë borxhin në vlerën e 7.3 milionë euro që i përkisnin afro 4 mijë kreditorëve në një bankë të nivelit të dytë e më pas i detyruan ta shlyenin atë përmes shantazhit.

Nëse debitorët nuk shlyenin detyrimet, përmbaruesit u bllokonin pronat. Madje në një rast, vlera e pasurisë së sekuestruar ishte 500 herë më e lartë se shuma që kreditori duhet të paguante. Një tjetër rast ishte edhe dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347 mijë lekësh, Micro Credit Albania i ka sekuestruar debitorit 14 pasuri të paluajtshme. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›