Prokuroria e Elbasanit konfiskon 3 pasuri nga veprimtari kriminale

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, u konfiskuan pasuritë e shtetasit L.C. me prejardhje nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.
Kështu, me kërkesë të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, shtetasi në fjalë u shpall fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” si dhe u konfiskuan tre pasuri të paluajtshme me prejardhje nga veprimtaria e tij kriminale në Mbretërinë Bashkuar.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit konfiskoi pasuritë e mëposhtme:
Pasuria e paluajtshme e llojit “Apartament”, në qytetin e Elbasanit;
Pasuria e paluajtshme e llojit “Garazh”, në qytetin e Elbasanit; dhe
Pasuria e paluajtshme e llojit “Garazh”, në qytetin e Elbasanit;
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u shpreh se mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit ligjor jo vetëm vënien para përgjegjësisë penale dhe dënimin e personave për veprat penale të pastrimit të parave, por sidomos për konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.