E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria e Tiranës hetime në subjektet që ofrojnë shërbime postare, sekuestrohen mallra pa faturë

TIRANË, 4 shkurt /ATSh/ Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprën penale të evazionit fiskal për mallra që shiten pa faturë.

Prokuroria njoftoi sot se “pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet”.

“Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm”, njoftoi Prokuroria.

Prokuroria bëri të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›