E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria sekuestron 5 milionë euro pasuri në Vlorë, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 5 milionë euro, të rezultuara të përfituara me dokumente të falsifikuara.

Në njoftimin për mediet, prokuroria sqaron se nga hetimet të nisur pas kallëzimit të shtetasit K.M., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në ngarkim të personit nën hetim K.B., rezultoi se ky shtetas, kishte përfituar pasuri tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2 me dokumente të falsifikuara.

Për rrjedhojë, me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuria e llojit “Arë”, me sip.1600 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B; si dhe pasuria e llojit “Ullishte”, me sip.1900 m2, në zotërim të shtetasve  H.B, I.B, K.B, S.B.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›