E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prostitucion dhe drogë/ Goditet grupi në Elbasan, arrestohen 4 femra të huaja

Policia e Elbasanit  zbuloi se në një objekt 3-katësh, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, ushtrohej prostitucion dhe shiteshin lëndë narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa. Për kët% veprimtaru u arrestuan 4 femra nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të përfshira në këto veprimtari kriminale.

Po ashtu u sekuestruan 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 35.3 g lëndë narkotike Kokainë, shuma parash, armë sportive, celularë dhe sende të tjera që lidhen me dy veprimtaritë kriminale.

Nga hetimi rezultoi se ato ushtronin prostitucion në objektin 3-katësh, si dhe iu shitnin shtetasve që përfitonin nga kjo veprimtari kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa.

Gjithashtu, nga hetimi u identifikua organizatori i këtyre veprimtarive kriminale, një 56 vjeçar, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›