E Diel, 1 Nëntor 2026

Protagonist në fitoren e Bodrumsporit, Taulant Seferi shënon 2 gola në Turqi

Taulant Seferi ka qenë protagonisti kryesor në suksesin e Bodrumspor përballë Vanspor në Ligën e Parë turke.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar nga një gol në çdo pjesë, duke vulosur fitoren 2-0 të skuadrës së tij.

Seferi ka nisur shumë mirë sezonin e ri dhe me këtë dygolësh ngjitet në kuotën e 5 golave në 7 ndeshje të luajtura në kampionat. Titullar për Bodrumspor në këtë takim ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›