E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Nxënësit e shkollave të mesme në Francë kanë paralajmëruar bllokimin e institucioneve arsimore duke filluar nga nesër, në shenjë proteste ndaj politikave të qeverisë.

Thirrja është bërë nga organizata franceze e nxënësve të shkollave të mesme, ndërsa paralelisht sindikatat kanë njoftuar një mobilizim të gjerë dhe protesta masive më 5 nëntor.

Kreu i organizatës së nxënësve, Pierre Surza, kritikoi masat e propozuara nga qeveria në përpjekje për të zbutur pakënaqësinë e të rinjve, duke deklaruar se ato nuk janë të mjaftueshme për të shuar zemërimin e tyre.

Ndërkohë, sindikata Force Ouvrière ka paralajmëruar pjesëmarrje masive në protestën e së enjtes së ardhshme. Sekretari i saj, Cyril Lama, bëri të ditur se në mobilizim do të përfshihen punonjës, pensionistë dhe të rinj.

Edhe sindikata SUD-Rail ka bërë thirrje për përshkallëzimin e grevave dhe pezullimin e aktivitetit ekonomik, duke kërkuar që pakënaqësia të shprehet përmes protestave në rrugë.

Lëvizja pritet të përfshijë disa kategori shoqërore, ndërsa Franca përgatitet për ditë të reja protestash dhe grevash kundër politikave të qeverisë.

Lajme të Sugjeruara

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›