E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e 28 shkurtit/ Sondazhi: Berisha nuk ka njerëz dhe as kauzë

TIRANË– Kreu i PD ka njoftuar një tjetër protestë kombëtare këtë të shtunë, 28 shkurt, për të cilën thotë se do të jetë më e madhja deri më sot.

Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve”, 41.3 % e shqiptarëve argumentojnë se deklarata e Berishës vjen pasi e ndjen që nuk ka as njerëz dhe as kauzë, 41.3%.

Ndërkohë 36% të tjerë mendojnë se ka kauzë, por nuk ka njerëz dhe një masë më e vogël, rreth 22.7 % mendojnë se ka kauzë, por nuk është i besueshëm kur flet për korrupsionin.

Kampioni i sondazhit për këtë të hënë janë 1153 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe  politike, ndërsa maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.8%/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›