E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho e ka cilësuar opozitës si të paaftë për të përmbysur gjendjen aktual politike në vend.

Në një postim të bërë në facebook, Spaho i referohet protestës së djeshme të mbajtur jashtë Kuvendit.

Ish-deputeti demokrat shkruan se kryeministri Edi Rama vijon të qëndrojë në krye të qeverisë ndërsa Berisha vijon të paralajmërojë protestën e radhës si ajo që do të shënojë “kilometrin e fundit”.

Spaho e mbyll postimin duke thënë se falë kësaj opozite, Edi Rama do të drejtojë Shqipërinë dhe për shumë vite të tjera.

Postimi i Edmond Spahos

Opozita e paafte te ndryshoje gjendjen.

E disata here qe premton se kjo proteste rrezon Ramen.

Rama vazhdon mbreterimin.

Kryetari opozites njofton protesten e rradhes.

Nga sot, ne sajen tuaj, Edi Rama nuk eshte me Kryeminister.

Jemi ne kilometrin e fundit!

Me kete drejtues opozite Ramen do e kemi ne qafe edhe per shume vjet.

Njera dore lan tjetren, te dyja lajne fytyren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›