E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e opozitës nesër përpara Kuvendit, kufizim qarkullimi në rrugën “George W. Bush”

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Opozita do të zhvillojë ditën e nesërme protestën e paralajmëruar në Tiranë përpara Kuvendit.

Policia e Shtetit njoftoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Policia njofton se në zbatim të këtyre masave, ditën e nesërme do të kufizohet lëvizja, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, në rrugën “George W. Bush”.

Sipas Policisë, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës bën me dije se ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›