E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

Kryetari i Partisë Demokratike është parë teksa largohet nga sheshi përpara godinës së Kryeministrisë me automjetin e tij ‘Mercedes Benz’.

Kjo lëvizje e Berishës vjen pasi protestuesve iu bë thirrje për t’u drejtuar drejt Parlamentit, për ta zhvilluar atje tubimin.

Para pak minutave, para Kryeministrisë protestuesit hodhën molotov e fishekzjarre në drejtim të godinës dhe efektivëve të Policisë.

Më pas Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë protestuesit, pas akteve të dhunshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›