Protesta e pestë/ Qytetarët thirrje para kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës

Protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku kanë vijuar tubimin e tyre me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike në vend.
Pasi kanë përfunduar marshimin nga sheshi “Skënderbej” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, qytetarët janë ndalur përpara Kryeministrisë, ku kanë intensifikuar thirrjet e tyre politike, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë klasës aktuale politike.
Protestuesit kanë vendosur pankarta në rrethimin e godinës dhe kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë, duke e cilësuar situatën politike dhe vendimmarrjen aktuale si të papranueshme për qytetarët.
Gjatë tubimit janë dëgjuar slogane të përsëritura për ndryshim politik dhe largim të qeverisë në detyrë, ndërsa organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për vijimin e presionit qytetar deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Forca të shtuara të Policisë së Shtetit janë vendosur në perimetrin e Kryeministrisë për të monitoruar situatën dhe për të shmangur çdo përshkallëzim të mundshëm të protestës.
Tubimi pritet të vijojë gjatë orëve në vijim, ndërsa mbeten të paqarta hapat e ardhshëm të organizatorëve dhe pjesëmarrësve.