E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta në Prishtinë, vëllai i Jakup Krasniqit tregon bisedën emocionuese: Më ka thirrur edhe dje, mirë po ndjehet!

Në Prishtinë u zhvillua protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së me një total prej 81 vitesh burgim.

Pjesë e protestës është edhe njëri prej vëllezërve të Jakup Krasniqit, i cili, pavarësisht moshës dhe dhimbjes që po përjeton familja, ka zgjedhur të jetë i pranishëm në tubim.

Në një prononcim për mediat në Kosovë ai tregoi se kishte komunikuar me Jakup Krasniqin një ditë më parë.

“Më ka thirrur edhe dje, mirë po ndjehet. Kjo është përkrahje e madhe për ta”, u shpreh ai.

Protesta po zhvillohet në sheshin e Prishtinës, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së dhe kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›