E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta në Tiranë/ Policia procedon 27 qytetarë për marshimin e ditës së djeshme

Pas ditës së 19-të të protestës qytetare, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht 27 shtetas.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, personat e proceduar akuzohen se kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit dhe kanë shkaktuar shqetësim për rendin dhe qetësinë publike.

Policia pretendon se ata kanë orientuar pjesëmarrësit e protestës të lëvizin në disa akse të Tiranës, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e lëvizjes të njoftuar më parë për organizimin e tubimit.

Procedimi penal vjen pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e policisë në lidhje me protestën, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes vijojnë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›