Protesta në Tiranë, nën hetim 31 shtetas

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Policia e Tiranës procedoi penalisht 31 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, procedimi penal është kryer ndaj shtetasve me inicialet Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K.
Policia bën të ditur se këta shtetas dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, materialet i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.
/e.xh/a.f/