E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 111-të. Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Protestuesit janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 111-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë.

Tubimi nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe hodhën parulla me kërkesa politike, përfshirë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe reformimin e thellë të sistemit politik në vend.

Protestuesit marshuan përgjatë bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve.

“Revolucioni i Flamingoveve” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një protestë politike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›