E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta në ditën e 10. Thirrje emigrantëve të kthehen në protestë

Nga protesta e zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama është bërë një thirrje e drejtpërdrejtë për emigrantët shqiptarë dhe bashkëkombësit që jetojnë jashtë vendit, që t’i bashkohen mobilizimit qytetar.

Para mijëra protestuesve të mbledhur në shesh, një prej pjesëmarrësve u bëri apel shqiptarëve të diasporës dhe atyre nga trevat shqiptare që të jenë të pranishëm në kryeqytet më 10 qershor, në atë që u cilësua si një protestë mbarëkombëtare.

“Ftojmë të gjithë emigrantët, të gjithë shqiptarët e trevave që nesër të jenë në Tiranë. Bashkohuni me ne. Kjo lëvizje ka nevojë për të gjithë ne, bashkë”, u shpreh protestuesi gjatë fjalës së tij.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën e paralajmëruar, duke e konsideruar atë një moment të rëndësishëm të reagimit qytetar kundër qeverisë.m.k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›