E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta në ditën e 19 – Protestuesit marrshojnë drejt kuvendit, më pas te kryeministria

Në ditën e 19, pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, protestuesit ndryshuan itinerarin e zakonshëm dhe marshuan fillimisht drejt Kuvendit, ku po zhvillohej seanca plenare me pjesëmarrjen e deputetëve të mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.

Teksa deputetët ndodheshin ende në sallë duke votuar rendin e ditës, protestuesit thërrisnin në kor parlamenti i krimit.

“Çohu popull, bëni revolucion për këtë Shqipëri. Ne po vuajmë. Unë kam ikur që në 90-ën. Po dua të kthehem në shtëpinë time.”

Me pas protesta vijoi drejt Kryeministrisë. Gjatë marshimit, pranë selisë së Partisë Demokratike, pati shkëmbime thirrjesh mes protestuesve dhe disa simpatizantëve të opozitës.

“Fitorja do jetë e juaj. Ardja do të jetë e fëmijë tonë. Më pas protestuesit marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit si çdo mbrëmje.”

Përball kryeministrisë disa qytetar morën fjalën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Me pas protestuesit marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit siç do mbrëmje.

/rtsh.al/|

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›