E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta para KQZ policia arreston dhe dhunon dy vellezerit

Policia e Tiranes ka vene ne pranga dy prej protestuesve te opozites para Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Urim Isak Marku 27 vjec banues ne Shkoze Tirane i denuar me pare per Plagosje te rende me dashje dhe Shpetim Isak Marku 36 vjec banues ne Tirane jane arrestuar me akuzen se kane goditur dhe kundershtuar me dhune punonjesit e policise gjate tubimit perpara Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Sipas te dhenave dy vellezerit ishin shpallur ne kerkim nje dite me pare por jane ndaluar mbreme rreth ores 0130 nga forcat e komisiariatit nr 1 ne kryeqytet ne ambientet e te cilit me pas eshte ushtruar dhune barbare ndaj tyre nga ku me pas jane derguar ne spital per kurim.

Ndersa policia pretendon ne njoftimin e saj zyrtar se arrestimi i dy vellezerve te siper cituar u krye sepse keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin si dhe persona te tjere kane kundershtuar me dhune dhe fyer punonjesit e policise ne krye te detyres duke shtyre goditur me sende te forta forcat e policise me synim kalimin me dhune te kordonit te policise i cili ishte vendosur me planizimin ne pjesen hyrese te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve bazuar ne vendimin e ketij te fundit.

Gjithashtu ne njoftimin e policise thuhet se gjate perplasjes fizike me forcat e policise jane demtuar dhe po ashtu punonjesit e policise te cilet aktualisht po marrin ndihmen mjekesore ne Spitalin Ushtarak Tirane dhe ne Spitalin Nene Tereza Tirane.

Njoftimi zyrtar i policise shton se Materialet procedurale u kryen nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane ku masa e arrestit ndaj tyre u mor per veprat penale te Kundershtimit me dhune te punonjesve te Policise ne krye te detyres dhe Fyerjes se punonjesve te policise ne krye te detyres.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›