E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 21-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit ka hyrë në ditën e saj të 21-të ku qytetarët janë mbledhur sërish në kryeqytet për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij investimi.

Qytetarët u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta, flamuj kombëtarë dhe duke shqiptuar parrulla kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora.

“Sot ka më shumë flamuj në duar në fakt për një Shqipëri të re, sikurse i dëgjojmë edhe thirrjet që bëjnë në podium organizatorët. Do të ketë më pas edhe fjalimet e rastit në protestën e 21.Një protestë qytetare, dhe qytetare në fakt ka qenë edhe për shkak të qetësisë dhe të paqes që ka mbizotëruar në gjithë këto ditë proteste.

Përpos temperaturave të larta, është shtyrë pak minuta. Pritet të nisë zyrtarisht kjo protestë, ashtu sikurse u shty me një orë për shkak të temperaturave të larta.

Por gjithsesi kjo nuk i ka ndalur qytetarët të vijojnë më herët.Kemi parë makinat që qarkullojnë përgjatë bulevardit. Kanë bërë një xhiro qytetarët që kanë mbërritur nga diaspora, të cilët kanë qarkulluar me mjetet e tyre private të veshur me flamujt kuq e zi”, shpjegoi edhe gazetarja e RTSH-së, Elda Lame e cila po ndjek nga afër protestën.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve në shesh, lëvizja qytetare tashmë është strukturuar rreth pesë pikave të panegociueshme drejtuar autoriteteve:

Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Krijimi i një Qeverie Teknike.

Shfuqizimi i Ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Shfuqizimi i Ligjit për Investimet Strategjike.

Anulimi i plotë i projektit të njohur si “Paketa e Maleve”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›