E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta për ish-krerët e UÇK-së, qytetarët mblidhen sërish para Qeverisë së Kosovës

 Edhe mbrëmjen e sotme është zhvilluar një protestë në Prishtinë, para godinës së Qeverisë së Kosovës.

Një grup qytetarësh janë mbledhur sërish në shenjë proteste pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestat në Prishtinë nisën që të mërkurën, menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë.

Gjatë ditës së djeshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa më pas një pjesë e tyre u zhvendosën para objektit të Qeverisë së Kosovës dhe selisë së EULEX-it.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›