E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë kundër projektit TID në Durrës- Banorët përplasen me policinë, tentuan të hyjnë në bashki

Dhjetëra efektivë të policisë së rendit dhe policisë bashkiake kanë qëndruar para hyrjes së bashkisë, duke mos lejuar banorët të hyjnë, ndërkohë që në të njëjtën kohë po zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak.

Policia shoqëroi tre persona, por më pas një përfaqësues i banorëve u lejua të marrë pjesë në mbledhje për të parashtruar kërkesat dhe arsyet e kundërshtimit të projekteve.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Durrës, grupi i këshilltarëve të PS vendosi të mos votojë për pikën e rendit të ditës për subvencionimin e qirave për familjet e prekura nga projekti, dhe u shty për tu diskutuar në mbledhjen e ardhshme, ku pritet të jetë edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, për të cilin qeveria ka akorduar një fond prej 315.5 milionë lekësh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›