E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë për “Zvërnecin” në Kosovë, tubimi përpara ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë

Protestat kundër projektit në Zvërnec janë shtrirë edhe në Kosovë. Një tubim u mbajt para ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për të kundërshtuar atë që aktivistët e konsiderojnë pushtim të hapësirave publike dhe të zonave të mbrojtura natyrore.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit brohoritën thirrje si “Shqipëria është e jona jo e oligarkëve”, duke shprehur kundërshtimin ndaj projekteve të planifikuara në Zvërnec dhe jo vetem.

Ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga protesta kundër projektit ne Zvernec.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›