Protestë simbolike e të rinjve në Pogradec, bashkia dhe institucionet masa për të shmangur incidentet

Një grup nxënësish në qytetin e Pogradecit, të organizuar përmes rrjeteve sociale, kanë zhvilluar një protestë simbolike dhe një marshim në rrugët kryesore të qytetit. Të rinjtë kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa janë shprehur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Ata u kanë bërë thirrje edhe bashkëmoshatarëve të tyre t’u bashkohen.
Ndërkohë, në kuadër të masave të sigurisë, Bashkia e Pogradecit dhe institucionet e tjera kishin marrë masa paraprake për të shmangur incidente të mundshme. Protesta u zhvillua e qetë, pa hedhje sendesh të forta në drejtim të institucioneve apo forcave të policisë.
/rtsh.al/