E Martë, 3 Nëntor 2026

Protestë te Bashkia, përfaqësues të opozitës kërkuan dorëheqjen e Veliajt

Opozita kërkoi dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, edhe në protestën të 19-të, këtë të enjte (1 gusht) para Bashkisë.

Përfaqësuesit e opozitës akuzuan Veliajn si kryebashkiak të korruptuar të përfshirë sipas tyre në skemën “5D“, sikundër tek afera e Inceneratorit të Tiranës. Ata thanë se pavarësisht se ky incenerator nuk ekziston, nga muaji janar deri në korrik të këtij viti janë paguar 7 milion euro, një dëshmi thanë ata se kjo vepër është shndërruar në monument të korrupsionit.

Opozita paralajmëroi se projekti i transformimit të lumit të Lanës, do të shkaktojë të tjera drama sociale, duke larguar përdhunshëm sipas tyre nga banesat e tyre mbi 300 familje.

Opozita thanë përfaqësuesit e saj do të vijojnë protestat para Bashkisë së Tiranës, pavarësisht temperaturave të larta, ku protesta e radhës pritet të jetë javën e ardhshme.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›