E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit largohen nga Kryeministria, u vënë flakën koshave të mbeturinave pranë “Sheshit Skënderbej”

Protestuesit janë tërhequr nga zona pranë Kryeministrisë dhe kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.

Gjatë lëvizjes në kryeqytet, disa prej tyre kanë nxjerrë koshat e mbeturinave në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, për të bllokuar lëvizjen e autoboteve.

Koshat në flakë janë raportuar pranë Sheshit Skënderbej, ndërsa protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, duke shkaktuar tensione dhe vështirësi në qarkullim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›