E Martë, 3 Nëntor 2026

Pse e fshiu Sali Berisha postimin për Vangjush Dakon?

Kreu i PD-së, Sali Berisha, postoi një foto të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Daku, në të cilën shfaqej ai me një person tjetër në qeli me celular në dorë.

Foton e morën të gjithë mediat dhe e përhapën si lajm, duke u shprehur për mënyrën e privilegjuar që trajtohej Dako në burgjet shqiptare.

Pak kohë pas postimit, Berisha e fshiu postimin, duke mos dhënë asnjë shpjegim. Po ashtu, edhe mediat nuk u rekën ta jepnin ndonjë të tillë.

Nuk është hera e parë që ‘qytetari dixhitat’ i Berishës bëhet shkak për dezinformim, kështu edhe ky rast nuk mund të shpëtonte nga një gjë e tillë.

E vërteta është se ajo foto e Vangjush Dakos nuk ekziston, por është bërë me “Grok”, që  është një chatbot me inteligjencë artificiale që është zhvilluar nga kompania xAI, e  Elon Musk, për të rivalizuar Inteligjencën Artificiale ChatGPT etj.

Ndaj edhe Berisha, me sa duket, pasi e hodhi shpifjen, e fshiu postimin./TemA

Trajtimi i Vangjush Dakos në burg, Berisha fshin postimin. Zbulohet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›