E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pse më ke zënë vendin e taksisë”, si nisi konflikti mes të rinjve në Tiranë që përfundoi me plumba

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson detaje të reja nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, 9 prill, në Tiranë.

Franci Canaj, 32 vjeç është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka plagosur me armë 29-vjeçarin Gerald Hoxha.

Shkak i konflikti mes dy të rinjve është bërë një vend parkimi për taksinë.

Autori i dyshuar ka shërbim taxi në vendin ku ndodhi ngjarja, te “Rruga e Dibrës” , dhe sipas informacioneve Hoxha i kishte zënë vendin.

Konflikti më pas ka degraduar në përdorimin e armës dhe Hoxha ka marrë një plumb në këmbë.

29-vjeçari ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›