E Martë, 3 Nëntor 2026

“Pse më ngacmon gruan”, zbardhet motivi i plagosjes me armë në Tiranë, autori e ndoqi 31-vjeçarin dhe…

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarje e kësaj të diele, ku një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e Alliasit në kryeqytet.

Referuar burimeve, gazetarja e ABC News Bleona Sari raporton se i plagosuri dhe autori janë komshinj me njëri-tjetrin dhe më herët nuk kanë pasur konflikte.

Dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar bashkëshorten autorit.

Korado teodori, ka ruajtur për disa minuta Sandrino Bacin në banesë sapo ky i fundit ka dalë e ka ndjekur deri te rruga aty ku dhe debati ka nisur me tone të ashpra pasi i plagosuri ka mohuar që të ketë ngacmuar bashkëshorten e Korado Teodorit.

Por, pas disa minutash, ai e ka qëlluar me armë në pulpën e këmbës dy herë dhe më pas është larguar.

Policia ka sekuestruar kamerat dhe po verifikon për vendndodhjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›