E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pse më parakalove”, si ndodhi plagosja me armë në Berat, zbardhen detajet e reja: 37 vjeçari në gjendje të rëndë tek Trauma

Plagosja me armë në Berat,dalin detaje të reja rreth ngjarjes.Sherri ka nisur për nje parakalim mjetesh dhe i plagosuri ka dalë nga makina për tu sqaruar me shoferin,kur është qëlluar prej tij me plumb në bark. I plagosuri Fabjel Toska (Xhindi),37-vjeç,është transportuar drejt Spitalit të Traumës,në gjendje të rëndë.

Detaje të reja kanë kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm,ku një 37-vjeçar është plagoaur me armë zjarri në hyrje të qytetit,në vendin e quajtur “Dogana”.

Fillimisht kanë qenë të paqarta rrethanat e ngjarjes por,pasi grupi hetimor ka punuar intensivisht në kqyrjen e kamerave të sigurisë,të marra nga bizneset dhe banesat rreth zonës,është zbuluar edhe dinamika e ngjarje.

Mësohet se i plagosuri,Fabjel Toska (Xhindi),ka qënë duke udhëtuar me një mjet tip Seat,me një shokun e tij,në aksin nacional Kombinat-Dimal.Nga pamjet filmike,duket edhe nje mjet tjetër, Fuoristradë me ngjyrë të zezë,dhe të dyja mjetet parakalohen disa herë me njëra-tjetrën.

Pas kësaj,i plagosuri del nga mjeti dhe shkon me vrap tek makina tjetër, nga ana e shoferit (për tu sqaruar me të se përse po e ndiqte nga prapa dhe po e parakalonte) por sapo shoferi hap xhamin e qëllon me një plumb në bark.Nga mjeti tip Seat duket se del edhe shoku i të plagosurit por sapo e sheh që Fabielit i qëllojnë me armë dhe bie në tokë,ai ikën më vrap dhe njofton policinë.Burimet policore konfirmojnë se i plagosuri dhe shoku me tê cilin ishte në makinë nuk kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre,e thënë kjo edhe në deklaratat që kanë dhënë të dy gjatë pyetjes nga inspektorët e krimeve në DVP Berat.

Pas plagosjes,Fabjjel Toska (Xhindi),37-vjeç, banues në lagjen “Çlirim” në Berat,është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm,është transportuar drejt Spitalit të Traumës,në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor dhe,nën drejtimin e Prokurorisë,është duke vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave,me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›