E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pse u tërhoq Klajda Gjosha nga politika? Ja si përgjigjet ish-ministrja

Ish-ministrja Klajda Gjosha ka rrëfyer në studion e QUO VADIS se si erdhi largimi i saj nga politika. 

Ajo theksoi se, në planin personal, ndihet shumë më e qetë dhe më pranë familjes, ndërsa shtoi se ka zgjedhur të vijojë angazhimin e saj profesional dhe të jetë aktive në shoqërinë civile. 

Sipas Gjoshës, kjo është një formë tjetër e të bërit politikë, por tashmë jashtë sistemit. 

Duke folur për situatën aktuale politike, ajo u shpreh se tani që e sheh nga jashtë, pamja i duket shumë e trishtë. 

Pjesë nga biseda: 

Borakaj: Si ndihesh që je jashtë politikës tashmë? 

Gjosha: Në anën personale unë jam shumë më e qetë. Jam shumë më pranë familjes sime dhe e vlerësoj në çdo moment këtë mundësi që më është dhënë me largimin tim. Kam zgjedhur personalisht të vazhdoj në profesionin tim dhe të jem e angazhuar me shoqërinë civile në shumë çështje. Është njësoj si të bëj politikë, por tashmë jashtë këtij sistemi. E shoh situatën nga jashtë me shumë trishtim. Ndoshta kur kam qenë brenda nuk kam arritur ta shoh me sytë e publikut,  mund të mos kem qenë kaq e ftohtë sa jam tani. 

Bogdo: S’ka pasur SPAK atëherë. 

Gjosha: Po të kishte pasur SPAK, do të ishte shumë i mirëpritur, të paktën në planin personal. Tani që e shoh nga jashtë, pamja është jashtëzakonisht e trishtë. Më vjen keq sepse po rrisim një brez ku kultura që po jepet është ajo e çështjeve korruptive që dalin në pah, të cilat nuk na lejojnë të zhvillohemi më tej. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›