E Martë, 3 Nëntor 2026

Publikohen pamjet, momenti kur 71-vjeçari qëllon me armë mbi kryeministrin e Sllovakisë

Janë publikuar pamjet e rënda të momentit kur 71-vjeçari qëllon me armë zjarri në drejtim të kryeministrit sllovak, Robert Fico.

Në pamjet e publikuara shihet 71-vjeçari, një shkrimtar në Slloveni, duke lëvizur mes turmës dhe i afrohet kryeministrit. Më pas ai nxjerr pistoletën dhe qëllon katër herë në drejtim të tij.

Rojet e sigurisë ndërhyjnë menjëherë duke neutralizuar autorin, teksa të tjerë fusin kryeministrin në makinë, për ta dërguar më pas në spitalin më të afërt.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme (15 maj), ku kryeministri Robert Fico 59 vjeç, u qëllua jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, ku lideri po takohej me mbështetësit e tij. Fico ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori i sulmit është arrestuar, teksa ende nuk janë zbardhur motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

Për ngjarjen kanë reaguar liderët botëror, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama i cili e konsideroi sulmin “të tmerrshëm”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›