E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohet lista e përfituesve të vendimeve të legalizimit në Tiranë Veri

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kadastra Shqiptare njoftoi sot se ka publikuar emrat e subjekteve përfitues të Vendimit të Legalizimit në Drejtorinë Vendore Tiranë Veri, të cilët ende nuk e kanë tërhequr vendimin e tyre.

Sipas njoftimit për medien, Kadastra bën të ditur se lista emërore mund të aksesohet në faqen zyrtare të internetit të Kadastrës dhe për secilin nga këta subjekte është emetuar Vendim për Legalizimin e Ndërtimit Informal nga ana e drejtorisë përkatëse, por për shkak se dërgimi përmes postës nuk është mundur të realizohet me sukses, vendimet nuk janë tërhequr deri më sot nga përfituesit.

Kadastra Shqiptare u bën thirrje qytetarëve që gjejnë emrin e tyre në listën e publikuar të paraqiten pranë Drejtorisë Vendore Tiranë Veri, të pajisur me kartën e identitetit, për të tërhequr vendimin e legalizimit.

Pas tërheqjes së vendimit, qytetarët mund të aplikojnë përmes portalit “e-Albania” për shërbime të tjera, si: regjistrimi i vendimit të legalizimit; pajisja me certifikatë pronësie; kartela e pasurisë; harta kadastrale.

Lista e plotë e përfituesve është e aksesueshme në faqen zyrtare të Kadastrës Shqiptare.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›