E Martë, 3 Nëntor 2026

Publikohet video, momenti kur presidenti i klubit argjentinas merr ryshfet

Presidenti i San Lorenzo, Marcelo Moretti është një nga më të përfolurit e momentit në Argjentinë.

Numri 1 i klubit argjentinas, është filmuar teksa merr një ryshfet prej 25 mijë Dollarësh. Në një video të publikuar nga “El Nueve”, shihet Moretti teksa merr paratë dhe i fut në xhep.

Shuma prej 25 mijë Dollarësh, atij iu dha nga një grua, e cila i kërkoi t’ia transferonte djalin e saj në ekip, në bashkëpunim me një agjent.

“Po të jap këto 25 mijë, por firmos me atë”, dëgjohet të thotë gruaja. Reagimi në mediat sportive të qenë i madh pas videos, ndërsa ende nuk ka një reagim nga Moretti.

Marcelo Moretti, presidente de San Lorenzo, enganchado recibiendo 20 lucas verdes para subir a un pibe.

Volvieron los viejos valores, volvieron los dirigentes de verdad pic.twitter.com/JZGaefafuw

— Premier League Argento (@EPLargento) April 22, 2025

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›