E Hënë, 2 Nëntor 2026

Publikohet video tronditëse e përplasjes së avionit me helikopterin në Uashington

Ky është momenti fatal kur avioni i “American Airlines” përplaset me helikopterin ushtarak mbi aeportin “Ronald Reagan” të Uashingtonit.

Siç shihet në video, avioni me 64 person në bord përplaset kokë më kokë me helikopterin dhe më pas të dy rrëzohen në lumin Potomac.

???????? New footage of yesterday’s plane and helicopter collision over Washington pic.twitter.com/5RzFgIPurk

— Sprinter Observer (@SprinterObserve) January 31, 2025

Presidenti Donald Trump reagoi sërish ditën e sotme në lidhje me aksidentin tragjik.

Përmes një postimi në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, Trump tha se helikopteri po fluturonte shumë lart.

“Helikopteri Black Hawk po fluturonte shumë lart. Ishte mbi kufirin e lejuar. Kjo nuk është vërtet shumë e komplikuar për t’u kuptuar, apo jo?”, shkruan Trump.

Aktualisht, një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar shkakun e përplasjes, dhe një raport paraprak pritet të publikohet brenda 30 ditëve të ardhshme.

Deri më tani janë nxjerrë vetëm 28 trupa të personave që humbën jetën, nga 67 persona që ndodheshin në dy mjetet (64 në avion dhe 3 në helikopter).

Exclusive dash-cam video obtained by The Washington Post shows a previously unseen angle of the moment a plane and helicopter collided over the Potomac River on Wednesday night. https://t.co/1VErSdPVDW pic.twitter.com/kTicwRejsz

— The Washington Post (@washingtonpost) January 30, 2025

Më herët, në një deklaratë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump sugjeroi se administratat e mëparshme, të drejtuara nga Obama dhe Biden, kishin ulur standardet për punësimin e kontrollorëve të trafikut ajror duke cituar nismat për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen.

Ai tha se anuloi këto nisma përmes urdhrave ekzekutivë që firmosi javën e shkuar.

Aeroporti Kombëtar, Renald Regen i vendosur në jugperëndim të Uashingtonit është një nga më të përdorurit me rreth 800 fluturime në nisje çdo ditë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›