E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohet videoklipi zyrtar i këngës “Nan”

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Eurovision ka publikuar videoklipin zyrtar të këngës “Nan”, interpretuar nga Alis, që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurovision Song Contest.

Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube. Alis këndon në shqip dhe videoklipi shoqërohet me titra në gjuhën angleze, për ta bërë mesazhin e këngës të kuptueshëm për publikun ndërkombëtar.

Këtë vit Eurovision Song Contest zhvillohet në Vjenë të Austrisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë, do të ngjitet në skenën e Eurovision në natën e dytë gjysmëfinale, më 14 maj 2026.

Alis ka lindur në qytetin e Shkodrës. Ai është këngëtar, tekstshkrues dhe kompozitor. Alis është gjithashtu fitues i sezonit të 5-të të X Factor Albania si dhe i fitues i çmimit të parë të Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH.

1 nga 3

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›