E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikoi videon duke ecur me shpejtësi në rrjetet sociale, Policia ndëshkon shoferen me 80 mijë lekë gjobë dhe i pezullon patentën për një vit

Policia e Fierit ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku një drejtuese automjeti shfaqej duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë shoqëruan drejtuesen e automjetit, së bashku me mjetin që ajo drejtonte, dhe morën ndaj saj masa administrative për shkeljet e konstatuara.

Shoferja u gjobit me 80 mijë lekë të rinj, ndërsa si masë plotësuese iu pezullua leja e drejtimit për 12 muaj, pasi nga verifikimet rezultoi se po drejtonte një automjet me fuqi motorike më të lartë se ajo që lejohet për kategorinë e patentës që zotëron.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të konstatuar, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe veprime në përputhje me ligjin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›