E Hënë, 2 Nëntor 2026

Publikon foton me librat e zgjedhur/ Ivanka Trump po studion historinë e shqiptarëve

Ivanka Trump po bën studime kërkimore të shqiptarëve dhe Shqipërisë. 

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka bërë këtë të ditur në postimin më të fundit të saj në ‘Instastory’, përmes një fotoje ku shihen tre libra: 

“Shqipëria: Nga anarkia deri te identiteti Ballkan” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer; “Shqiptarët: Një histori moderne” nga Miranda Vickers; Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare. 

Fotoja ka mbishkrimin “Kërkim”, por nuk është dhënë ndonjë informacion më tepër. 

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump është sipërmarrësi i projektit turistik në ishullin e Sazanit, në Shqipëri.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›