Punëtori teknik i një shkolle në Drenas ndërron jetë në vendin e punës, pezullohet mësimi

Një punëtor teknik i shkollës IAAP “Fehmi Lladrovci” në Drenas ka ndërruar jetë në vendin e punës të enjten në mbrëmje.
Bëhet fjalë për Hajrush B. Berishën, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar drejtoria e shkollës përmes një njoftimi publik.
Sipas njoftimit, Berisha ka ndërruar jetë më 5 nëntor, rreth orës 18:23, derisa ishte në vendin e tij të punës.
Pas kësaj ngjarjeje, drejtoria ka njoftuar se të premten, më 6 nëntor, nuk do të mbahet mësim, në shenjë zie dhe respekti për punëtorin e ndjerë.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, rreth orës 18:23 në vendin e tij të punës, ka ndërruar jetë punëtori teknik i shkollës sonë, Hajrush B. Berisha”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Drejtoria u ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, të afërmve dhe gjithë komunitetit shkollor. /Telegrafi/