Punonjësit e policisë dhurojnë mjete mësimore për fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli”

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 1 vizituan Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe dhuruan mjete mësimore dhe lodra të ndryshme për fëmijët.
Punonjësit e policisë zhvilluan disa lojëra miqësore me fëmijët dhe biseduan me ta për sigurinë e tyre në komunitet dhe për tema për të cilat fëmijët kishin kuriozitet.
Fëmijët falënderuan punonjësit e policisë, për dhuratat dhe për atmosferën e bukur që krijuan në shtëpinë e tyre.
Policia e Tiranës është e angazhuar për të qenë sa më pranë qytetarëve, në veçanti pranë fëmijëve.
/gj.m/